Dërgesat e emigrantëve, remitancat arritën në nivelin më të lartë në një dekadë

0
114

Paratë e dërguara nga emigrantët për familjet në Shqipëri arritën gjatë 2021-shit, nivelin më të lartë në një dekadë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar remitancat arritën në 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 për qind në krahasim me 2020-n e gati 9 për qind në raport me periudhën e para pandemisë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat. Njëkohësisht, në rang vendi, 26 për qind e familjeve shqiptare që marrin para nga jashtë, kanë më pak të ardhura në dispozicion se sa pjesa tjetër.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten vendet nga vijnë pjesa më e madhe e remitancave, kjo për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Megjithatë, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Britania e madhe dhe Gjermania.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here