Interpelanca në Parlament/ Vasili-Çuçit: Policia, me veprime horrash që marrin peng dhe dhunojnë qytetarë

0
94

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili interpelancë me ministrin e Brendshëm për dhunën e policisë në protestat e qytetareve.

“Është bërë normë dhe mënyrë të vepruari dhe ndërhyrja e dhunshme e personave me kapuc të zi pa asnjë mjet identifikimi që dhunojnë dhe marrin zvarrë protestuesit dhe aq më keq në rastin e fundit kur protestat ishin tërësisht paqësore. Këta njerëz të cilët u ngjajnë vërtet gangsterrëve që s’kanë lidhje fare me policinë ndërhyjnë dhe izolojnë personat i arrestojnë i marrin zvarrë dhe i dhunojnë. Kemi dhe të tillë civilë prap me kobure në brez, njerëz të vetmuar të izoluar vërsulen si shtazë mbi ta dhe e gjithë kjo situatë zhvillohet në sytë e publikut dhe i vetmi preokupacion i regjistruar me zë dhe figurë është që drejtuesit e policisë i njoftojnë dhe i tërheqin vëmendjen të kenë parasysh se ka kamera ka mjete të identifikimit. Pra është krejtësisht një veprim illegal, një veprim horrash të cilët duan të bëjnë cdo llloj paligjshmërie por preokupacioni vetëm është që ata të mos identifikohen. Nuk e di se cili nga ju në sallë do pranonte të rrëmbehej dhe të dhunohej nga horra të këtij niveli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here