Dyert e hekurit në selinë e PD përplasin deputetët, Salianji: Ta shpifin! Bardhi: S’ja vlen të merremi me këtë

0
284

Në kryesinë e Partisë Demokratike ka pasur debate lidhur me selinë e PD, e cila sipas disa deputetëve është me dyer hekuri. Deputeti Salianji ka kërkuar që ato dyer të hiqen.  Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ja vlen te merremi me dyert.

Debatet në Kryesinë e PD

Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për te gjithë, ku te gjithë mund te përfaqësohen si ngjyrime.

Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar qe te japë legjitimitetin formal.

Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, te tregojmë me simbolike hapjen e partisë.

Bardhi: Dyert janë te hapura

Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim

Bardhi: Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë te hapura, dhe janë çështje te administratës. S’ja vlen te merremi ne kryesi me ketë. Se dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Eshte propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palët, duke bere zgjedhje te bashkuar. Jam dakord edhe unë qe te dalim me mesazh per bashkimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here