Paniku i Ramës, nxjerr ministrat nëpër supermarkete e fabrika për propagandë

0
114

E diela ka qenë një ditë e pazakontë për shumë nga ministrat e Edi Ramës. Me urdhër të tij ata janë lëshuar nëpër fabrika, magazina, dyqane, furra buke e ku të mundnin tjetër sa për të regjistruar qoftë dhe një video 2 minuta e për t’i treguar njerëzve se gjoja qeveria është në këmbë e po bën ç’mos që të ndihmojë njerëzit të mbrohen nga çmimet e larta të produkteve ushqimore.

Nuk e kishim asnjëherë më parë Elisa Spiropalin mes rafteve me makarona në supermarket, Ogerta Manastirliun mes shisheve të vajit, Milva Ekonomin apo edhe Bledi Çuçin, Niko Peleshin dhe Edi Ramën vetë si inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit apo taksidarë tregjesh. Nëse i sheh të gjitha videot duket sikur i ka bërë e njëjta dorë, ndryshojnë vetëm personazhet. Fjalët në gojët e ministrave janë të njëjta. Flasin për bordin që që gjoja kontrollon çmimet e produkteve të shportës dhe pastaj bien dakord para kamerës me tregtarët, që këta të fundit nuk duhet të fitojnë shumë në këtë kohë krize.

Gjithçka është thjesht një shfaqje propagandistike e radhës me regji qëndrore për t’i hedhur hi syve qytetarëve që medemek qeveria është këtu dhe po bën të pamundurën për njerëzit edhe pse këta të fundit e ndiejnë në xhepin e tyre barrën e rritjes së çmimeve katastrofike të produkteve ushqimore. Rënia e fuqisë blerëse nga shtrenjtimi i çmimeve nuk mund të mbushet me propagadë.

Edi Rama e ka humbur qetësinë pas nisjes së protestave dhe matjeve të opinionit publik që tregojnë se në fakt përgjegjësi kryesor për rrënimin ekonomik është keqqeverisja e tij dhe korrupsioni galopant. Sado e importuar të jetë kriza e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ajo ka edhe një dimension tërësisht shqiptar për shkak të paaftësisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga Edi Rama përgjatë këtyre viteve.

Ditë më parë Rama i mëshonte fort versionit se e ka të pamundur të ndërhynte në treg për të frenuar rritjen e çmimeve. Por pas nisjes së protestave, ai bëri një rrotullim 180 gradë. Nën panik krijoi fillimisht bordin për kontrollin e çmimit të naftës dhe pastaj bordin për çmimet e produkteve ushqimore. Tani me këto dy borde vijon propagandën sa nga njëri front në tjetrin. Si duket kjo është e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë dhe që di të bëjë më mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here