Shembja e galerisë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i minatorit të bllokuar brenda

0
114

Policia ka raportuar mëngjesin e sotëm se është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit Afrim Zhutaj të bllokuar brenda galerisë në Tropojë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme shembja e galerisë i mori jetën dhe një minatori tjetër, të quajtur Adil Dautaj.

Njoftimi i Policisë

Tropojë/ Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:

Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here