“RROFTË KOMUNIZMI! 2022 SI 1946!”
JA SI U PËRDOR NGA DIVERSANTËT E SOROS PROTESTA PËR TË KOMUNISTIZUAR DHE KAPUR NGA RAMA ÇDO BIZNES!
Është normale që një armik i shqiptarëve si Rama të nxirrte akte të paligjshme për të vendos çmime fikse në treg madje edhe të kontrollojë marzhin e fitimit të çdo biznesi të shitjes me pakicë dhe shumicë të produkteve që ndikohen nga kriza! Automatikisht kjo kompetencë e paligjshme e ktheu Shtetin në bashkëadministrator të çdo biznesi! Ky quhet ndryshe administrim shtetëror i biznesit, që është veç një hap larg Shtetëzimit Komunist.
Kjo ka ndodh në 1946! E dimë si vazhdoi deri në 1990!
Kujtoni filmin “Përballimi” (ngjarjet zhvillohen në 1946) ku jo vetëm shteti përcaktonte çmimin por edhe marzhin e fitimit! Me propagandë dhe policë, tatimorë, policë dhe komisarë!
Kjo masë komuniste e Qeverisë e pandodhur absolutisht në asnjë vend të botës përveç Koresë së Veriut, Kubës, Venezuelës pra 3 vende të mjera komuniste!
(Kjo s’po ndodh as në Ukrainë që janë në gjëndje lufte!)
Puna është se Tiku dhe Pano të Soros dje këtë Masë Komunistizimi e quajtën përballë 2 zvministrave që u çoi Rama (për ti faktorizuar edhe më) tek Zonë e Lirë:
“SI MASA TË PAMJAFTUESHME” sepse
“duhen marrë më shumë masa që të arrijmë atë që kemi vënë qëllim në protestë: MIRËQEVERISJEN NGA RAMA”.
Në fakt ky është edhe misioni i Axhendës Globaliste të po aplikon Soros në Shqipëri (drejt “The Great Resetit” në variantin bolshevik shqiptar):
Shteti të marrë nën kontroll çdo biznes me qëllim për ti falimentuar masivisht dhe dhënie kontrolli absolut krijimit të monopoleve ku kompanitë e mëdha (të gjitha pranë Ramës) do ti shkelin me këmbë të vegjëlit duke i zhbërë dhe proletarizuar (por në pritje se as punë s’do kenë deri sa të proletarizohen si emigrantë të dëbuar nga vendi amë)!
Qytetarët të mësohen si në 1946 me realitetin e ri që shteti i ka nën kontroll absolut qytetarët madje të futet edhe administrimin e bizneseve të tyre si Kollovar!
Pas kapjes absolute të Shtetit (qeverisjes qëndrore dhe lokale), Drejtësisë, Shoqërisë Civile dhe kontrollit mbi shumicën dërrmuese të mediave, tashmë kapet edhe biznesi i çdo shqiptari!!!
Tiku i Soros mund të shfajësohet sa për sy e faqe si injorant i ekonomisë, por Pano i Nismës që prezantohet si ekonomist i madh është pambrojtshëm as për sy e faqe!
Gjths Panon do e ndiqni këtë javë si çdo javë me emsionin e tij elektoral të Nismës tek Syri TV (platforma televizive e PD së rithemeluar) me e-misionin e tij për komunistizimin e ekonomisë së Shqipërisë!
P.s.
Ju që më thoni mua mos përçaj protestën ju kujtoj që unë kam kërkuar çdo ditë radikalizimin e kërkesave të saj (duhesh kërkuar që të shtunën e kaluar Rrëzimi i Ramës) jo reduktimin e kërkesave nga BOLL NA VODHËT që mbushi sheshet, në “ULE PAK KËTË TAKSËN, NGRIJE PAK LËMOSHËN” që zbrazi sheshet dhe rrugët!
Sepse nuk mund të dëmtosh Ramën me paratë e atyre që mbajnë Ramën në pushtet: Fondacioni Soros!
Veç mund ta ndihmosh.. ashtu siç po ndodh!!!
Ky është fakt pavarësisht intepretimeve!