Protesta/ Ambasada Amerikane njoftim qytetarëve të saj: Shmangni zonat e tubimit, situata mund të ndryshojë në mënyrë të paparashikueshme

0
92

Ambasada amerikane ka dalë me një thirrje për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri të kenë kujdes dhe të shmangin zonat ku do të mbahet protesta kombëtare kundër rritjes së çmimeve e thirrur nga qytetarët për këtë të shtunë.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Deshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, do ketë devijime qarkullimi dhe bllokim të akseve rrugore. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë shesheve publike dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës”, thotë ndër të tjera njoftimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here