Ukraina paralajmëron botën: Pasi të mbarojë punë me ne, Putini i ka sytë nga ju

0
93

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të vazhdojë të pushtojë vendet e tjera europiane, ka paralajmëruar një deputete ukrainase, sipas skynews

Lesia Vasylenko e krahasoi situatën aktuale me atë kur Hitleri sulmoi Poloninë në 1939.

“Njerëzit në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar thanë se lufta nuk kishte të bënte me ta duke menduar se ishte shumë larg. “Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb po ndodh saktësisht e njëjta gjë.”

“Putin nuk do të ndalet në Ukrainë. Qëllimi i Putinit është të ndërtojë një perandori ruse më të madhe se sa bota ka parë deri më tani”.

Sipas deputetes, Putin frymëzohet nga Stalini dhe Hitleri. Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë refuzuar të ndërhyjnë duke argumentuar se kjo do të rezultonte në një luftë midis Rusisë dhe Perëndimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here