Gardisti i Lindita Nikollës i nxori armën protestuesve, reagon SHÇBA

0
153

SHÇBA ka reaguar pasi një efektiv i Gardës së Republikës kanosi me armë zjarri një grup banorësh protestues në Paskuqan.

SHÇBA thotë se po verifikon rastin dhe do të marrë masa pasi rrethanat e ngjarjes të jenë zbardhur.

Njoftimi:

Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here