Ukraina refuzon ofertën ruse të neutralitetit të “stilit austriak”, pa u garantuar siguria

0
104

Më herët Kremlini deklaroi se çmilitarizimi i Ukrainës si modeli i Austrisë mund të shihej si një kompromis për të sjellë fundin e luftës midis dy vendeve.

Në lidhje me këtë një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qeveria e vendit kundërshton idenë e përhapur nga Rusia se Ukraina duhet të adoptojë një model suedez ose austriak të neutralitetit.

Mykhailo Podolyak tha se Ukraina është tani në një gjendje lufte me Rusinë dhe modeli i sigurisë “mund të jetë vetëm ukrainas” me “garanci sigurie të verifikuara ligjërisht.

Podolyak tha: “Ukraina nuk ka qenë kurrë një shtet militarist që sulmon ose planifikon të sulmojë fqinjët e saj … Kjo është arsyeja pse sot Ukraina dëshiron të ketë një grup vërtet të fortë aleatësh me garanci të përcaktuara qartë të sigurisë.”

Ai përsëriti gjithashtu kërkesën për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë që do të përfshinte avionët ashtu edhe raketat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here