E fundit/ Policia ndërhyn në veprimtarinë e “Call Center”, ja masat që ndërmerr ajo

0
90

Vitet e fundit “Call center-at”  kanë shtuar dita-ditës aktivitetin e tyre, më së shumti në kryeqytet. Përpara disa kohëve është përfolur mbi aktivitetin shumë të përhapur të tyre dhe dyshohej për shfrytëzim nga administratorët dhe menaxherët e këtyre subjekteve.

Ditën e sotme policia ka zhvilluar një operacion në disa  “Call Center-a” në kryeqytet, nga të cilat janë vënë nën hetim nëntë administratorë për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve.

Përmes hetimit janë bërë të ditur se shtetasit që administronin këto subjekte shfrytëzonin postin e tyre për të mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në bursë.

Pritet që pas hetimit të dalin informacine më të detajuara dhe zyrtare prej policisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here