“Kush fshihet pas protestave?!”/ Florian Binaj i përgjigjet Ramës: E ke kthyer qeverinë si vodka absolut, e vërteta do të sjellë drejtësi

0
193

Aktori i humorit, Florian Binaj për të shtatën ditë me radhë ka protestuar për rritjen e çmimeve. Ai ka thënë se ata nuk janë financuar nga Rusia dhe i bëri thirrje personazheve publikë që të bashkohen në manifestimin e ditës së shtunë.

“E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, por  ato që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le e nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi për gënjeshtër.

E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha Binaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here