Rama nuk tërhiqet: Edhe po të zgjasë protesta deri në vitin 2025, taksa e naftës nuk do të hiqet!

0
102

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit me pensionistët se aleatët e qeverisë janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta por ata që e paguajnë energjinë me të ardhurat e tyre të deklaruara dhe jo të fshehura.

“Zerimi i taksës për pagën deri në 400 mijë lekë është shumë i rëndësishëm sepse të gjithë ato para do i shkojnë njerëzit në familje.

Ne jemi vendi që mbi individin dhe biznesin e vogël kemi taksat më të ulëta në rajon. Në Europë nuk bëhet fjalë fare. Punëtori në Gjermani e ka aq pagën por pyete pak sa paguan taksë, sa paguan për energjinë, sa paguan për shërbimet e tjera? Ju shkon djersa deri në fund të kurrizit. Bëjnë llogaritë këta.

Biznesi i vogël e ka zero këtu ku jemi ne. TVSH është zero. Duhet të vazhdojë të paguhet ajo taksë te nafta? Ne duam të marrim më shumë njerëz në punë.

Aleatët tanë janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta janë ata që e paguajnë energjinë me të ardhurat nga pagat e tyre të deklaruara, jo të fshehura. Janë ata që marrin autobusët. Ne me këta e kemi aleancën kryesore. Atyre nuk i ‘ua prekim taksën. Nuk i ‘ua prekim faturën e energjisë. Kjo është situata. Ne nuk i kemi zgjedhur këto. Luftën as nuk e deshëm dhe as nuk e duam. Por do e përballojmë.

Shqipëria nuk është ajo që duan të pikturojnë ata. Janë po këta që i thonë popullit dele. Ky popull të jep ujë në bisht të lugës”, u shpreh Rama.

Rama tha se edhe sikur protesta të vazhdojë deri në vitin 2025 taksa e naftës nuk ka për t’u hequr.

“Këta nuk e dinë fare se çfarë është të jetosh me ndjenjën e detyrimit ndaj atyre që të kanë thënë që ti je ai që ne duam të na udhëheqësh. Nuk mund t’i thuash tjetrit hajdut kur nuk ke asnjë fakt apo provë.

Kjo është barrë e jashtëzakonshme borxhi. Kur nuk isha askushi kam qenë aq i gjatë sa nuk ulesha kurrë për të futur duart në xhepin e dikujt. Kam mësuar nga gjyshja ime që kur shkon në varr nuk bëjnë punë lekët. Ata nuk vendosin gjë.

 E vendos ose unë nëse më vjen një ditë dhe them që nuk mundem më të jem në lartësinë e besimit tuaj ose e vendosni ju duke thënë shko në shtëpi. Përtej të tërave, protesta që nga viti 1990 kanë pasur një gjë që kanë qenë të denja qoftë edhe për një pjesë të qeverisë.

Kjo është një protestë që mund të vazhdojë edhe katër vite deri në vitin 2025 por taksë nga nafta këta nuk kanë për të hequr dot”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here