Nënë Liza thirrje nga protesta: Jo më me fjalë të buta! Shqipëria si Ukraina, por ne na sulmon shteti ynë

0
129

Nëna Liza ka dalë sërish në protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ajo u shpreh se Rama dhe vartësit e tij duhet t’i hapë rrugën të rinjve. Nënë Liza iu drejtua protestuesve duke thënë se “s’duhet të flasin më me fjalë të buta, pasi e zë gjumi”.

Ndërsa krahasoi Shqipërinë me Ukrainën, por me ndryshimin që ata sulmohen nga Rusia ndërsa “ne nga shteti ynë”.

“Shtëpitë e veta i kanë të blinduara, tonat i kanë shkatërruar, tani thonë të ecim me gomar, mos laj me lavatriçe por me ujë të ftohtë. Nëse jeni burrë dilni para popullit, jepni një përgjigje. Këto janë ferra e Shqipërsë.

Ka shumë rini për ti zëvendësuar, s’ka nevojë ti mbajnë, boll tetë vite. Bëjmë thirrje sa më shumë, sa më të fortë. Jo më lezetim, jo me fjalë të buta se e zë gjumi.

Na kërkojmë t’i falim shtëpinë. Rusia po i bie ukrainës, por neve po na bie shteti ynë.

Kush është ai burrë që nuk mbron shtëpinë dhe gruan e vet. Policia të mos arrestojë rininë, por të bashkohet me ne. Ukraina është Shqipëri, ky është tupi i Zotit të luftosh vendin tënd”, tha ajo.

Nëna Liza është banore e zonës së 5 Majit në kryeqytet, banesa e së cilës dhe dhjetëra qytetarëve të tjerë, u shemb për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here