Qytetarët oshëtijnë poshtë zyrës së Ramës: Poshtë qeveria e oligarkëve

0
111

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, qindra qytetarë kanë marshuar drejt Kryeministrisë .

Me pankarta në duar ku thuhet “Poshtë qeverisë e oligarkëve”, qytetarë e aktivistë, kanë nisur protestën para Kryeministrisë, kundër rritjes së naftës dhe çmimeve të produkteve.

Ata kërkojnë që Kryeministri të mbajë përgjegjësinë dhe të drejtojë vendin në mënyrën e duhur.

“Jemi vend prodhues i energjisë, jemi vend prodhues i energjisë elektrike. Jemi viktimë e korrupsionit. Ku shkon nafta jonë.  Kam lënë makinën në shtëpi që 3 ditë, nuk e marrë dot makinën. Kjo është papërgjegjësi e shtetit. Kush do mbajë përgjegjësi. I dhamë timonin si po na drejton. Kam në lagjen time që janë pa bukë. Kryeministri mos të tregohet arrogantë, por të tregohet i kujdesshëm. “– shprehen qytetarët.

“Duhen marrë ca masa që ky vend të mos ketë kequshqyerje dhe njerëz që vuajnë. Kjo gjendje që jemi sot ka shumë kohë që ka filluar.” – thotë një qytetare tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here