Protestat/ Ballanca: I pajustifikuar ky numër shumë i madh i të arrestuarve, 5-fishi i kapacitetit

0
82

“Por ligji shqiptar nuk e ka atë që quhet protestë spontane dhe kjo duhet vënë në vëmendje. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërime dhe arrestime është se kanë qenë pjesëmarrës në “një protestë të paligjshme”, sepse kështu është quajtur protesta spontane.”

Një numër shumë i madh dhe i pazakontë qytetarësh janë arrestuar dhe shoqëruar nga Policia e Shtetit në radhët e protestuesve të ditëve të fundit. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka bërë të ditur sot në SYRI TV se gjendja në komisariate paraqitet shumë e rëndë dhe se se këta persona janë trajtuar jashtë çdo standardi ligjor.

Ballanca tha “mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore me një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona të shoqëruar, pra pesëfishi i atyre që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit”.

Ne kemi nxjerrë një sërë rekomandimesh dhe një qasje të re se si policia duhet t’i trajtojë protestat në përputhje me ligjin.

Por ligji shqiptar nuk e ka atë që quhet protestë spontane dhe kjo duhet vënë në vëmendje. E drejta për t’u tubuar në mënyrë të organizuar është e drejtë themelore.

Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërime dhe arrestime (Policia kryen vetëm shoqërime, kurse arrestimet kryhen nga Prokuria) është se kanë qenë pjesëmarrje në një protestë të paligjshme. Pra, kështu është quajtur protesta spontane, si kundërshtim i forcave të rendit dhe zënie rrugësh.

Është e ndaluar në fakt që të zihen rrugët dhe qytetarët duhet të jenë koshientë për këtë dhe e vlerëson Prokuroria nëse kjo ka sjellë vërtet cenim të interesave publike.

Ne nuk vunë re që cenimi i qëllimshëm ka sjellë cenim të lirisë së qytetarëve të tjerë për të lëvizur dhe në këtë kuptim e shikojmë numrin e madh të të arrestuarëve , si shumë të madh, jo të justifikuar.

Vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here