Gazetari Marin Mema i bashkohet protestës: T’i tregojmë këtyre talenteve të 30 viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë!

0
134

Prej më shumë se një ore qytetarët  vazhdojnë protestën e tyre në kryeqytet për rritjen e çmimeve.

Protestës së sotme i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema i cili u shpreh se të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë dhe t’u japim një përgjigje atyre që janë në krye të cilët sipas tij kërkojnë të masakrojnë Shqipërinë.

“Shqipëria bëhet me zemër, behet për flamurin tonë dhe jo për flamurin e partive. Të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend, sepse i ka të gjitha. Kush ka thënë që Shqipëria nuk bëhet. Ka njerëz që duan ta masakrojnë, që na kanë mbytur, na kanë degjeneruar. Është koha që të bëjmë më shumë të gjithë bashkë për të ardhemn tonë. Është koha që të rinjtë ta kenë mundësinë këtu se bashkë mundemi. Tregojini këtyre talenteve të 30-viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here