Basha në prag të shkarkimit, deputetët e PD mbledhin firmat për ta rrëzuar nga posti, Duma dhe Salianji kërkojnë përjashtimin e tij

0
184

Vendimi i Bashës për të mos hequr dorë nga posti i kryetarit të partisë edhe pas humbjes së thellë në zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit, i ka detyruar deputetët e PD të ndërmarrin hapa konkretë, këtë herë duke mbledhur firma për ta shkarkuar nga posti.

I iniciuar nga deputeti Tomor Alizoti, ky dokument tashmë po qarkullon mes deputetëve, të cilët disa ditë më parë i kërkuan përballë dorëheqjen kryedemokratit ndërsa Report Tv ka mësuar se po firmoset nga disa prej tyre. Mbledhja e firmave do të vijojë deri të shtunën në mesditë, ku deputetët pritet t’ja dorëzojnë në mbledhjen e radhës Lulzim Bashës.

Por Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë shkuar edhe më tej, duke hedhur idenë e firmosjes për përjashtimin nga grupi parlamentar të kreut të PD, megjithatë, përjashtimi duket ende një dëshirë e izoluar mes deputetëve të zhgënjyer.

Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi analize.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here