Protesta për çmimin e naftës/Florjan Binaj reagon: Bashkojuni protestës, vetëm aq sa ishim mbrëmë i arritëm dy gjëra

0
99

Për të dytën ditë me radhë qytetarët kanë dalë në protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera në përgjithësi.

Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe aktori i humorit Florjan Binaj, i cili ka qenë prezent edhe ditën e djeshme duke mbështetur të gjithë qytetarët e tjerë për të ulur çmimet stratosferike të naftës, gazit dhe produkteve ushqimore.

Ai i fton të gjithë t’i bashkohen protestës duke përmendur dy arritje nga protesta e djeshme.

“Vetëm aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjera: u ul 2 qind lekë nafta dhe erdhi ai (Rama) nga Dubai direkt. Imagjino po të mblidhemi të gjithë dhe çfarë do bëhet të shtunën kur të vijnë nga e gjithë Shqipëria. Në këto momente që flasim ka protesta në çdo qytet. Nafta nuk është luks, ajo është mjet jetese me të cilën jetojnë njerëzit, por këta nuk e di pse ua kemi dhënë mundësinë për kaq shumë vite. Ka mbi 30 vite. Në shkollë po ngele 1 vit, ta fali, po ngele 2 vite nuk e merr shkollën. Kemi 30 vite që i durojmë këta dhe po prapë u japim mundësi të njëjtët njerëzve.”

“Ja t’ju jap një krahasim. Kur kryeministri i sotshëm ka ardhur në pushtet, unë kam qenë 11 vjeç. I mbaron mandate kur unë të jem 40 vjeç. Po prit se ka dhe të tjerë më keq se ky. Ka të tjerë që kanë qenë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në politikë. Iku gjyshi, erdhi babi i Bushit e bëri dy mandate. Iku ai, erdhi Klinton. Iku kjo erdhi Bushi. Këta 30 vjet nuk kanë menduar asnjëherë për ne. Duhet të jemi ne që të mendojmë për njëri-tjetrin”, u shpreh Binaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here