Lufta në Ukrainë, Lukashenko shkon në Moskë për takim me Putin

0
127

Agjencia bjelloruse “Belta” njofton se “në Moskë më 11 mars do të zhvillohet një takim midis Presidentit Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin”.

“Liderët e dy vendeve do të shqyrtojnë marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë, zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe ndërveprimin ndaj sanksioneve të vendosura ndaj dy vendeve”, njofton “Beta”.

Sigurisht që janë këtij takimi nuk mund të mbetet edhe lufta në Ukrainë, aty ku prej 15 ditësh vijon agresioni rus. Më herët, Lukashenko deklaroi se ka diskutuar me Putin mbi gjendjen në Centralit bërthamor të Çernobilit, i cili ndodhet në veri të Ukrainës, jo shumë larg nga kufiri me Bjellorusinë.

Alexander Lukashenko është aleati kryesor i Putin në luftën në Ukrainë. Rusia vendosi një pjesë të madhe të ushtrisë në territorin e Bjellorusisë duke e sulmuar Ukrainën edhe nga veriu. Ndërkohë, Lukashenko ka deklaruar disa herë që vendi, i cili ai drejton, nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë edhe pse liderët e Kievit pretendojnë të kundërtën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here