Bie çmimi i naftës në bursë me 3%

0
143

Çmimi i karburantit në bursë ka rënë me 3% pasditen e kësaj të mërkure.

Rënia vjen pas rritjes stratosferike që çmimi i naftës pësoi në këtë fillim jave.

Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte, në bursë çmimi i naftës zbriti në 111.69$ dollarë.

Rënia është reflektuar edhe në disa nga pikat e karburanteve në Shqipëri.

‘Kastrati’ në Tiranë e ka zbritur në 2 400 lekë për litër nga rreth 2 690 që ishte para protestave dhe rënies me 3% të çmimit në bursë.

Ndërkohë që pikat të tjera karburantesh e ngritën çmimin deri në 2 900 lekë për litër.

Kompanitë e importit të naftës i kërkuan sot qeverisë zyrtarisht që ulë taksat për 6 muaj, në mënyrë që kjo të reflektohet te zbritja e çmimit, por kërkesa e tyre u refuzua nga kryeministri Edi Rama.

Bie çmimi i naftës në bursë me 3%, karburantet në

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here