Nafta “Brent” bie në 121 dollarë për fuçi, po në Shqipëri a do e ulin çmimin oligarkët e ‘arit të zi’?

0
164

Tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror raportojnë se çmimet e karburanteve kanë rënë. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë nga 170 dollarë që ishte, në 121 dollarë për fuçi.

Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.

Në bursën europiane çmimi për fuçi ka rënë përsëri, pas disa ditëve rritje galopante. Efekti u shtri në të gjitha shtetet. Edhe në Shqipëri çmimet e karburanteve kapërcyen nga 180-190 lek për litër, në 250 lekë për litër. Mbetet për t’u parë nëse ulja e çmimit për fuçi do të ndikojë në tregjet shqiptare, në të cilat rritja u reflektua të nesërmen e luftës në Ukrainë.

“Brent Crude” (ICE) është një nga dy çmimet kryesore standarde për blerjet e naftës në mbarë botën. Tjetri është West Texas Intermediate (WTI), që zakonisht i referohet çmimit të kontratës së naftës bruto WTI në Bursën Tregtare të Nju Jorkut. Edhe kjo lloj nafte ka shënuar rënie të çmimit, madje më shumë se ajo “Brent”. Në foto, shihet se ajo ka shkuar në 117 dollarë për fuçi.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here