“Po ç’betejë ka fituar ai ditëziu”? Frangaj-Bashës: Të thuash që nuk kam humbur asnjë betejë, është të fyesh inteligjencën e çdo shqiptari normal

0
130

Aleksandër Frangaj, drejtor i përgjithshëm i TV Klan, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe humbjen e Partisë Demokratike.

Në emisionin “Opinion”, Frangaj tha se është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve deklarata e Bashës, që nuk ka humbur asnjë betejë.

“Skandali më i madh është ajo që e kam përjetuar sapo jam çuar nga gjumi. E kisha televizorin tek Klan News. Hapa sytë dhe shoh Lulzim Bashën që bënte mbledhje dhe pinte kafe me arsimtarët. Ndërkohë që vazhdonte numërimi në 5 bashkitë e tjera, ai pinte kafe me arsimtarët dhe diskutonte për strategjinë e arsimit në Shqipëri. Preka veten, a jam zgjuar apo jam në gjumë.

Është të fyesh inteligjencën e çdo shqiptari normal, të thuash që nuk kam humbur ansjë betejë. Po ç’betejë ka fituar ai ditëziu. A mund të numërojë një betejë të fituar?”, tha Frangaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here