Na tha se nafta u rrit prej luftës, Rama ikën me charter në Dubai. Turizëm për 3 ditë me disa ministra

0
163

Pasi mbaroi një komunikim me gazetarët gjatë paradites, ku u përpoq të na mbushte mendjen se qeveria s’ka cfarë bën për rritjen e çmimit të naftës, Edi Rama është nisur me charter për në Dubai bashkë me disa ministra të kabinetit të tij.

Nuk është se e pret ndonjë axhendë tepër e rëndësishme, thjesht janë 3 ditë turizmi në panairin ndërkombëtar “Expo 2020Dubai”. Madje disa nga ministrat që ka marrë me vete s’kanë fare asnjë rol apo takim të parashikuar.

Nesër në orën 16:30 do të ketë një organizim të vecantë për nder të Ditës Kombëtare të Shqipërisë, ku është parashikuar të ketë një fjalim edhe nga Edi Rama. Expo 2020 Dubai është një panair botëror, i cili do të mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Delegacioni shqiptar rikthehet në Tiranë të enjten në drekë. Interesante nëse bashkë me ministrat që Rama ka marrë me vete do të jetë edhe Belinda Balluku, e cila sot gjatë konferencës për shtyp dha edhe leksione se si të kursehet gjatë kësaj periudhe të krizës energjitike.

Ajo iu kërkoi qytetarëve të mos shkojnë me makinë për të blerë cigare ndërsa për vete mund të jetë për turizëm në Dubai bashkë me kryeministrin. Me siguri që vec panairit nuk do të kthehen në Tiranë pa një darkë te “Nusreti”./lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here