Partia Socialiste zyrtarizoi më 28 janar të këtij emrat e 5 kandidatëve në garën për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki të vendit, ku për Bashkinë e Rrogozhinës vendosi për emrin e Edison Memollës.
Ky i fundit mori votat e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3%.
Në vend të dytë pasi Memollës u rendit kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota.
Por, fushata e Memollës nuk do të kalonte aq paq, pasi vetëm disa ditë para zgjedhjeve, në media u publikua telefonata e kandidatit socialist, i cili ndërhynte për të mos ia ndërprerë energjinë një banoreje sepse është në muaj zgjedhjesh.
Në një bisedë telefonike dëgjohet një grua që i kujton kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla premtimin për mosndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit.
Telefoni kalon tek elektricisti, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë sa për këtë muaj. Vetë elektricisti pranon urdhrin, por thotë se e kanë gjobitur sepse nuk ka kryer punën e tij.
Biseda telefonike:
Kryetari: Alo!
Zonja: Alo!
Kryetari: Përshëndetje…
Zonja: Përshëndetje…
Kryetari: Si jeni?
Zonja: Mirë, po ti?
Kryetari: Më fal se nuk më del numri…
Zonja: E di që nuk del numri… nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del…
Kryetari: Po më thuaj?!
Zonja: Unë jam goca e …
Kryetari: Çfarë halli kishe?
Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat
Kryetari: Eee… t’i prenë?! I thashë unë atij çunit…
Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta… Unë s’kam mundësi të paguaj…
Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon…
Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t’i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).
Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit…
Elektricisti: Kujt kryetar?
Djali: Të Rrogozhinës, po kush….
Elektricisti: Alo.
Kryetari: Alo.
Elektricisti: Urdhëro…
Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam…
Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi…
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…
Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne…
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…
Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…
Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…
Elektricisti Rimi: Po…
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë….
Elektricisti Rimi: Mirë..
Kryetari: Apo e ke raportuar ti?
Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë për nja dy-tre ditë..
Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin…
Elektricisti Rimi: Mirë po iki…
Kryetari: Hajde…