Mbyllet numërimi/ PS fiton edhe bashkinë e Dibrës, Basha sërish zhgënjen

0
133

Kandidati i Partisë Socialiste, Rrahim Spahiu ka fituar zgjedhjet dhe do të jetë kryebashkiaku i bashkisë së Dibrës.

Mbas numërimit të 100 kutive nga 101, pasi një kuti votimi ka qenë e dëmtuar dhe do të dërgohet në KQZ, ka rezultuar se Spahiu ka marrë 13 995 vota, i ndjekur nga Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë” me 4 478 dhe Luan Haka i PD me 4 437 vota.

Në këtë bashki, ndryshe nga pesë të tjerat, në garë janë katër kandidatë: Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here