Berisha i drejtohet deputetëve që mbështesin Bashën: Herës tjetër nuk do kapni as pragun, rikthehuni te demokratët

0
115

Lideri historik i PD, Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi zgjedhjet e 6 marsit. Berisha theksoi se, është i hapur për bashkimin e partisë, duke shtuar se vota e lirë është AND-ja e PD-së.

“Shqiptarët votuan opozitën e vërtetë dhe jo turp-opozitën, opozitën false. Këto zgjedhje janë këmbanë për demokratët, se duhet të bashkohemi, se ne po ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka njeri që të ketë hapur partinë më shumë se Sali Berisha.

Jam për hap drejt bashkimit, por të pranohet vota e lirë. Gjithçka është rezultat i votës së lirë. Unë nuk largoj njeri, unë afroj njeri, nëse njerëzit ikin vetë, ajo është punë tjetër. AND e PD ka qenë dhe mbetet PD. Nëse duan rrugën e fitores së PD, nëse e ndjejnë veten kandidatë për kryetar të PD-së, le të bashkohen, mbi bazën e votës së lirë”, deklaroi Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here