Basha shfaqet i gëzuar me mësuesit pas humbjes/ Sejamini: Është katandisur si një OJF

0
126

Pak orë pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale, ku PD nuk ka fituar asnjë bashki dhe rezulton forcë e tretë në 5 prej 6 tyre, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mësuesit me rastin e 7 marsit.

Sipas Bashës, mësuesit ndodhen sot në një situatë të pafavorshme dhe kjo për shkak të politikave të gabuara të ndjekura nga kjo qeveri.

Ndërkohë kjo dalje ka shkaktuar jo pak reagime online. Analisti Neritan Sejamini shkruan se Basha është katandisur si një OJF.

“Mediat dhe partitë politike janë të gjitha të përqendruara tek numërimi dhe rezultatet zgjedhore. Por, PD e patrazuar fare nga zgjedhjet, po bën në këto çaste takim të shtruar tematik me pedagogë!

PD formale tashmë ngjan me një NGO, pa lidhje me politikën,” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here