Zgjedhjet vijojnë pa probleme, Celibashi: Problem përdorimi i pajisjeve të identifikimit elektronik

0
69

Procesi i votimit në 6 bashkitë në vend ka vijuar pa problematika domethënëse deri në orën 15:00.

Në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se problematika janë evidentuar kryesisht me kamerat e vëzhgimit dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik.

Ai bëri me dije se në 5 qendra votimi, identifikimi është bërë manualisht dhe në 15 të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjeve.

‘Kemi marrë raportime mbi problematikat në disa QV. Në total 13% e këtyre problematikave lidhen me kamerat e vëzhgimit. 73% me përdorimin e PEI, 15% me çështje të administrimit të zgjedhjeve. 40% nga bashkia Shkodër, 30% Durrës, 12% Lushnjë, 9 %Dibër, 6% Rrogozhinë, nga Bashkia Vorë nuk ka raportime për problematika. Për pajisjen e identifikimit elektronik, në 5 qendra votimi identifikimi është bërë manualisht.

Në 15 qendra votimi është bërë zëvendësimi i pajisjes elektronike të identifikimit elektronik. Në lidhje me kohën e hapjes së QV, 70% janë hapur në orën 7:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Kemi bërë edhe verifikime në terren të situatës dhe nuk raportohen problematika domethënëse.

Ka disa probleme me mënyrën e zhvillimit të procesit të votimit, që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar, kemi komunikuar me KZAZ respektive dhe është raportuar që situata është kthyer në normalitet’, tha Ilirjan Celibashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here