Pjesëmarrja e lartë/ Socialistët shkëpusin dritat në të gjithë Dibrën, tentohet grabitja e votave

0
98

Një ngjarje e cila cenon rëndë procesin e votimit për kryetar të bashkisë po ndodh në Dibër.

Sipas raportimeve bëhet me dije se pikërisht në momentin që qendrat e votimit janë plotë me votues është shkëputur energjia elektrike në të gjitha këto qendra.

Ky është një tregues i qartë se socialistët janë në panik nga vullneti i qytetarëve të cilët kanë zgjedhur të dalin në masë dhe të votojnë ndryshimin në këtë bashki të rëndësishme të vendit.

Konkretisht SYRI disponon denoncimet nga tre Qendra Votimi në Dibër, ku dallohet se energjia elektrike është shkëputur, por sipas burimeve tona në këto momente energjia është shkëputur në të gjithë Dibrën.

Denoncimi:

Ikën dritat në të gjithë Dibrën. Pikerisht tani që qendrat e votimit janë plot me votues dhe po shtohet ndjeshëm përqindja e pjesëmarrjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here