Berisha i le targën Bashës/ Heshtje varri në PD, si u katandis grupimi i Lulit me vetëm 687 vota (6%) në Vorë?

0
173

Vora ishte bashkia e parë ku u shpall fituesi i zgjedhjeve mbrëmjen e sotme, menjëherë sapo u mbyllën kutitë e votimit, pasi procesi ishte elektronik.

Për hir të së vërtetës surprizë nuk ishte fituesi, pasi sytë ishin te gara për vendin e dytë, kush do të konfirmohej udhëheqës i opozitës, Lulzim Basha, apo Sali Berisha.

Mësuesi Blerim Sheraj mori drejtimin e bashkisë, ndërsa Berisha i “la targën” Bashës duke e katandisur me vetëm 687 vota në vendin e tretë dhe praktikisht të fundit, pasi vetëm tre kandidatë ishin në garë.

Padyshim ky është një rezultat mjaft i keq për kryedemokratin, që sikur thotë Sali Berisha, “po e mban vulën dhe godinën e partisë me dhunë”.

Megjithatë, Vora është bashkia e parë, që më shumë se socialistët në pushtet, konfirmoi Sali Berishën si grupimin më të madh në opozitë.

Rezultati

Pjesëmarrja në bashkinë Vorë 11 096 votues
Blerim Sheraj i PS 7530 vota
Lulzim Vrana i Berishës 2589 vota
Ymer Marku i PD mori vetëm 687 vota

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here