Akuzat e Tabakut për komisionerët në Vorë, Noka: Duhet mos të kesh fytyrë për të na fajësuar neve, nuk gjejnë dot as komisionerë

0
96

Më herët gjatë ditës së sotme, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat akuzoi partinë Socialiste dhe “Shtëpinë e Lirisë” sepse sipas saj, komisionerët e PD nuk po lejoheshin të hynin në qendrën e votimit.

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar duke thënë se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë dhe se i gjithë procesi i administrimit ishte në dorë të PS. Ndër të tjera Noka shtoi se nuk ishte faji i “Shtëpisë së Lirisë” fakti që kishin gjetur dot komisionerë që duhet të jenë banorë të zonës.

Deputeti i PD, Flamur Noka: Jam këtu në cilësionë e deputetit të zonës, ju bëj thirrje të gjithë banorëve që të ushtrojnë të drejtën e votës. Sot është dita që çdo banor i bashkisë Vorë të vendosë për fatin e tij dhe qytetin e tij. Bëj apel: Dilni në votime, pjesëmarrja në votim është pjesëmarrje për fatin tuaj dhe bashkinë tuaj. E shfrytëzoj këtë moment për të falenderuar të gjithë opozitarët që po i japin mbështetje kauzës së tyre. Ju falenderoj për pjesëmarrjen.

Pyetje: Deklarata e Tabakut, komisionerët e PD nuk janë pranuar në KZAZ, ka akuzuar PS dhe “Shtëpinë e Lirisë”…

Noka: Duhet të mos kesh fytyrë, duhet të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh , të jesh përfaqësuaes i Bravës që pasi t’ja lësh administrimin Ramës, të dalësh dhe të akuzosh, “Shtëpinë e Lirisë”. Vetëm pafytyrësia e atyre që e thonë këtë, mund të artikulojë të tilla gjëra. Sot çdo banor i Vorës e di që ka 24 orë që përfaësuesit e Bravës nuk kanë sjellë përfaqësues në komision. Shoqata e Bravave ka patur kohë plot, por mendoni se në çfarë mjerimi janë, nuk gjejnë dot as komisionerë dhe pastaj duan vota. Nuk është faji ynë se të gjithë janë në krahun e Shtëpisë së Lirisë dhe se Bravën e kanë braktisur të gjithë. Nuk është fajti i opozitarëve të bashkisë Vorë se shoqata e Bravave nuk ka përfaësues dhe mundohet të sjellë punëtorët e call-centerave të kunatit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here