Aksidenti me 4 viktima/ Makina u shkatërrua, ja dyshimet e para

0
100

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Një makinë me drejtues Alfred Dikën, 39 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga Artan Alushi 30 vjeç.

Përplasja ka qenë shumë e rëndë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shoferët si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinë me 30-vjeçarin Alushi. Viktimë ka mbetur 20-vjeçari Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe. Këta dy pasagjerë ndodheshin në automjetin që drejtonte Alushi.

Po ashtu, është plagosur edhe një 34-vjeçare me iniciale R.H. Ajo ndodhej në të njëjtën makinë me shofer 30-vjeçarin Alushi. E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe policia ka njoftuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramëz në Fushë-Krujë, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here