Vrasja e civilëve dhe fëmijëve në Ukrainë/ Gjykata e Hagës nis mbledhjen e provave: Do të hetohen krimet e luftës

0
82

Një grup hetimor është ngritur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë të enjten për të nisur hetimet për krime të mundshme lufte në Ukrainë.

Ata u larguan nga Gjykata disa orë pasi prokurori Karim Khan tha se do të fillonte mbledhjen e provave si pjesë e një hetimi zyrtar të nisur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Dje kam ngritur një ekip pune dhe sot ata po shkojnë në rajon”, tha Khan. “Ekipi është i përbërë nga hetues e avokatë.”

Prokurori i lartë i Hagës tha se do të shqyrtohen krimet e mundshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocid, nga të gjitha palët në konflikt.

As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtarë të GJNP-së dhe Moska nuk e njeh gjykatën, e cila u krijua në 1997 nga Statuti i Romës dhe u hap në Hagë në 2002.

Megjithëse nuk është anëtare e GJNP-së, Ukraina nënshkroi një deklaratë në vitin 2014 duke i dhënë gjykatës juridiksionin mbi krimet e dyshuara të rënda të kryera në territorin e saj nga viti 2014 e tutje, pavarësisht nga kombësia e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here