Berisha nga Lushnja: Bëma e fundit e qeverisë, i jep tokë ministres Xhaçka për të ndërtuar hotele

0
95

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në mitingun përmbyllës të fushatës në Lushnje, ka denoncuar vendimin e fundit të qeverisë së Edi Ramës, që i jep bashkëshortit të Olta Xhaçkës tokë në fshatin Gjilekë të Himarës, për të ndërtuar hotel.

Sipas vendimit të qeverisë, Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, është investitor strategjik dhe për këtë qëllim i jepet toka.

‘Dua të ju lajmëroj për bëmën e fundit të kësaj qeverie. Në mbledhjen e fundit të saj, sot mendoni se vendosi të ndihmojë të varfrit, të sëmurët dhe të rinjtë në universitete?
Jo jo, vendosi ti japë ministres Xhaçka hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze. Vota për ndryshim është jetike për ju dhe shqiptarët.

Çdo votë për përfaqësuesit e Ramës është votë për Fatos Tushen, për ata ministra që kanë vjedhë 450 milionë me djegësat e nuk ngopen kurrë’, – denoncoi në fjalën e tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Lushnja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here