“Kush voton Bashën e çon votën dëm”/ Strategjia si po lufton “Foltorja” Bashën ditët e fundit para 6 marsit

0
120

“Një pallaskë me vrimë”, “një kovë e çpuar”, “një biçikletë me goma katrore”, pra shkurt një objekt që nuk vlen për asgjë. Kjo do të jetë strategjia e fushatës së përkrahësve të Berishës kundër Bashës, në ditët e fundit përpara votimeve të 6 marsit.

Këto zgjedhje që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit, por ku do të votojë gati 2o % e popullsisë, janë parë nga përkraëhësit e “Shtëpisë së lirisë” edhe si një test për të treguar se PD-ja e vulës ka uzurpuar selinë dhe logon e të gjithë opozitarëve demokratë. Pikërisht për këtë fushata e tyre po bazohet në një pikë, në atë se vota për kandidatët e Lulzim Bashës është një votë e çuar dëm.

Lapsi.al ka mundur të shohë paraprakisht spotet që po përgatiten nga berishistët dhe që tentojnë ti japin goditjen fatale vëllezërve të tyre armiq. Në njërin prej tyre, i cili ngrihet mbi batutën e Bashës tashëm të kthyer në anekdodë: “beteja sapo ka filluar”, pasardhësi i Berishës përshkruhet si një humbës kronik që ka dështuar në të gjitha aksionet që ka ndërmarrë. “Kjo strategji u vendos pas një pune të imtësishme me fokus grupe, dhe duke tërhequr mendimin që popullata ka për ish liderin e PD -tha për Lapsi.al një nga konceptuesit e këtyre spoteve-. Në to, më shumë sesa tradhëtar, apo i kapur nga Rama, Basha përshkruhet si një politikan i paaftë apo si një humbës serial. Prandaj ne vendosëm që fushata të bazohej në këto karakteristika, që e krahasojnë atë me një objekt pa vlerë. Prandaj dhe prej këtjej rrodhi sllogani: “Mos e ço votën dëm”.

Por përpos këtij versioni të thjeshtëzuar, Lapsi.al ka parë edhe një më politik ku përmenden të gjitha betimet që Basha ka bërë në katër vitet e fundit dhe si është tërhequr prej tyre, njëra pas tjetërës. Aty jepen deklaratat e kreut të kontestuar të PD-së, kur thotë se teatri apo unaza e re janë vija e tij e kuqe, kur deklaron se Fatmir Xhafa futet në ministri vetëm po kaloi mbi trupin e tij, kur deklaron se Rama duhet nxjerrë zvarë nga zyra dhe më pas takohet kokë më kokë me të dhe më e fundit fare pirueta 180 gradëshe në qëndrimin për vettingun. Të gjitha këto shoqërohen me një refren: shprehjen emblematike: “Betja sapo ka filluar”. Pra loja që po luan foltorja është e qarë: çdo votë për Lulzim Bashën dhe kandidatët e tij vetëm sa përçan opozitën dhe e bën më të lehtë fitoren e Ramës. Tendencën që kandidatët e PD-së zyrtare nuk do të kenë asnjë peshë në këtë garë e treguan edhe dy sondazhet e MRB dhe Euronevs në Shkodër dhe në Durrës që i rendisnin ata të fundit mes tre kandidatëve.

Prandaj me sa duket grupimi i foltores e ka mbështetur strategjinë e ditëve të fundit në idenë se duke votuar për bashën e çon votën dëm./ lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here