Google heq “Russia Today” nga motori i saj i kërkimit

0
784

Google ka hequr nga motorët e kërkimit median shtetërore “Russia Today”.

 

“Në këtë krizë ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të ndërprerë fushatat e dezinformimit në internet”, tha Kent Ëalker, presidenti i Google për çështjet globale.

 

Deri më tani, kompania kishte kufizuar faqet e lajmeve të financuara nga qeveria ruse nga reklamimi dhe përdorimi i disa veçorive në YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google.

 

Zv/kryeredaktorja e RT-së, Anna Belkina, tha se masa e marrë tregon se kompanitë perëndimore të establishmentit janë “të tmerruara nga prania e thjeshtë e ndonjë zëri të jashtëm nga frika e humbjes së audiencës së tyre historikisht të robëruar, nëse ajo audiencë ndeshet me një këndvështrim tjetër”.

RT dhe Sputnik, një faqe tjetër e financuar nga qeveria ruse, konsiderohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dy “elementë kritikë në ekosistemin e dezinformimit dhe propagandës së Rusisë”.

 

Më herët, edhe gjigandi i teknologjisë Apple ka njoftuar se RT dhe Sputnik nuk do të jenë më të disponueshme për shkarkim në App Store jashtë Rusisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here