E fundit/ Aksident me vdekje në Durrës, ‘Benz’-i përplas tre këmbësorë, humb jetën një prej tyre

0
127

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Qerret të Durrësit.

Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ me drejtues 37-vjeçarin me inicialet A.D., ka përplasur tre këmbësorë.

Për pasojë, një prej këmbësorëve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerët ndodhen në spital.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa  2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here