Vetëdorëzohet në polici efektivi që akuzohet se vrau Jurgen Dukën në supermarket

0
129

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës autori i dyshuar  i vrasjes së shtetasit Jurgen Duka më 14 dhjetor 2021 në një market në tiranë.

Policia informon se mbrëmjen e sotme, 1 mars është vetëdorëzuar Arbër Sula, ish-punonjës policie.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Sulën.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën “Irfan Tomini” më 14 dhjetor 2021.

Shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në market. Në orën 01:11 minuta Jurgeni dhe autori i vrasjes nisën një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po  bënin pagesën.  Në debat u përfshi dhe shoku i Jurgenit.

Veç tyre në supermaket ishin dhe tre djem të tjerë të rinj që nuk dihet nëse ishin thjesht klientë apo të njohur të ndonjërit prej grupeve.

Dëshmitar ishte dhe shitësi.

Konflikti verbal përshkallëzoi në përplasje fizike deri në momentin kur u shkrep arma.

Jurgen Duka mbeti i vrarë ndërsa të gjithë vrapuan me shpejtësi përjashta. Në fund në market mbetën viktima me shitësin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here