Berisha kundër “Ballkanit të Hapur”, kërkon largimin e menjëhershëm të Shqipërisë nga nisma

0
90

“Ambiciet e Rusisë për rajonin janë të pandryshueshme. Ëndrra e saj është Adriatiku dhe për realizimin e ëndrrës, Rusia ka si platformë veprimesh Serbinë apo Rusinë e Vogël në Ballkan”, deklaroi sot në një konferencë shtypi, lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

“Duke denoncuar këto qëndrime të Beogradit si qëndrime të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin, si një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, – tha ai ndër të tjera, –  gjithashtu shpreh denoncimin tim për qëndrimet e dy vendeve anëtare të NATO-s, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, ndaj projektit të “Ballkanit të Hapur”, projekt që de facto shënon një aleancë trilaterale të dy vendeve anëtarë të NATO-s me një vend aleat besnik të Rusisë.

Dy vende anëtare të NATO në këtë nismë sillen si vasalë të Beogradit dhe për rrjedhojë sillen si vende sikur të jenë në zonën ruse të influencës. Jam këtu për të kërkuar me urgjencë denoncimin e kësaj nisme si një nismë të mirëfilltë që synon vendosjen e hegjemonisë së Beogradit në rajon dhe vendosjen e rajonit në zonën e influencës së Rusisë agresive,” nënvizoi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here