Protesta për shembjen e banesave, Bled Marku: Erion Braçe e paralajmëroi këtë në 2015-tën

0
119

Banorët e ‘5 Majit’ , ‘Laprakës’ dhe ‘Paskuqanit’ kanë mbajtur edhe sot protestën e radhës, kundër shembjes së banesave, para Kryeministrisë.

Bled Marku, protestues, banor i zonës së Laprakës, njëkohësisht dhe gazetar pranë Syri Tv, tregoi ndër të tjera që ajo çfarë u premtua nga ARRSH nuk po ndodh dhe se prishja e banesave do të shtrihet edhe më gjerë, teksa tregoi se kjo situatatë u paralajmërua 7 vite më parë nga Erion Braçe në parlament.

“Në ‘Sheshin Shqiponja’ janë vendosur tabelat se kush është firma që do të ndërtojë, Salillari patjetër, është bërë edhe konsultimi nga bashkia, në zonën e Paskuqanit kanë shkuar dhe ju kanë thënë dilni nga banesat keni 15 ditë kohë në të kundërt godinat do të shemben me çfarë ka brenda, kjo bie në kundërtshtim edhe me atë çfarë tha punonjësi i ARRSH-së. Ai tha se puna do të vazhdojë patjetër, por do bëhet dëmshpërblimi i të gjitha objekteve me legalizim, do shqyrtohen ato pa legalizim dhe do të vijojë më pas puna.

Kjo është në kundërshtim të asaj çfarë tha dhe çfarë u bë pasi punonjësit e shtetit kanë shkuar atje dhe kanë thënën që kanë 15 ditë kohë për të liruar ambientet.

Ne e dimë të gjithë që ka projekte të publikuara dhe të fshehura. Nje projekt i fshehur është ai i rrugës së Durrësit e cila nuk ka dalë ende në publik që pallatet e vjetra 3 katëshe që janë nga ‘Kafe Flora’ në ‘Zog të Zi, do të shemben dhe do të ndërtohen të reja.

E ka pas thënë Erion Braçe në 2015-tën, në parlament, por kaloi pa vëmendje kjo gjë por tani duket që po merr jetë. Është ‘Astiri’, ‘Unaza’, ‘Insituti Bujqësor’, është edhe’ 5 Maji’, pra janë më shumë se 1500, janë 1800 ose 2000 vbanesa që do të shemben”, u shpreh Marku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here