Kombëtarja shqiptare nuk do të luajë kundër përfaqësues së Rusisë

0
157

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë kundër përfaqësues së Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Zyrtarizimi ka ardhur sot nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se Shqipëria i bashkohet masave dhe sanksioneve të vendeve të tjera anëtare të BE kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën. Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave.

Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë” – tha ndër të tjera Xhaçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here