Bushati “thumbon” Yuri Kim: Mirë që të pyeturit e këtij sondazhi janë prononcuar përpara vizitës së ambasadores në Shkodër…

0
180

Analisti Andi Bushati ka reaguar në lidhje me rezultatet e sondazheve për zgjedhjet e pjesshme në qarkun e Shkodrës. Me anë të një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai ka reaguar me ironi ndaj ambasadores Yuri Kim dhe mbështetjes së saj ndaj Bashës dhe kandidatit të tij.

“Mirë që të pyeturit e këtij sondazhi janë prononcuar përpara vizitës së ambasadores në Shkodër, se do ishin krijuar keqkuptime pastaj”, u shpreh Bushati.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje. Lideri historik i opozitës, Sali Berisha ka triumfuar me 41,9% vota teksa kandidati për PD që konkurron për bashkinë Shkodër, Bardh Spahia rezulton më pozitivisht (42,30%) nga votuesit.

Bushati me këtë rast nuk ka nguruar të ‘thumbojë’ ambasadoren Yuri Kim duke treguar se ajo nuk pati asnjë ndikim tek votuesit, teksa këta të fundit sërish mbështetën ish-kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Së fundmi, Bushati është shprehur se Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit kur vendosi të ndjekë urdhrat amerikanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here