“Putin si Millosheviç”, Johnson: Mund të akuzohet për krime lufte

0
113

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përballet me krime lufte për pushtimin e Ukrainës.

Gjatë fjalës në parlament, ai tha se “çdokush që dërgon rusë në betejë për të vrarë ukrainas të pafajshëm” duhet të çohet para gjykatës.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Luftës për të gjykuar personat e përfshirë në luftë.

Kryeministri britanik gjithashtu e krahasoi rastin e sulmit mbi Ukrainë me luftën në Kosovë.

Ai kujtoi në përfundim të fjalës së tij, fundin e Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq gjatë gjykimit në Hagë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here