BE: Hiqni dorë nga Incineratorët! Zgjidhja e fundit për menaxhimin e mbetjeve

0
103

Incineratorët duhet të jenë zgjidhja e fundit për menaxhimin e mbetjeve. Është ky sugjerimi qe vjen nga përfaqësuesi i delegacionit të Parlamentit Europian, Ciaran Cuffe.

“Kam parë debate të mëdha lidhur me incineratorin, por gjithë ky debat është i lidhur me politikën se sa me aspektet mjedisore.”

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocimin të mbajtur në Tiranë, eurodeputeti irlandez ngriti shqetësimin edhe për trafikun e rënduar në kryeqyteti.

“Gjithashtu vërej ankesat që keni lidhur me ndotjen e ajtrit dhe të ujit. Kam parë trafikun në tiranë, duhet të investoni në transportin publik.”

Eurodeputeti Ciaran Cuffe kërkoi nga qeveria shqiptare më shumë angazhim për çështjet mjedisore.

Edhe për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku Shqipëria duhet të stimulojë parandalimin dhe riciklimin për të reduktuar depozitimin e mbetjeve.

“Ndërtimi i një inceneratori të ri, përveç dy atyre ekzistues në Elbasan dhe Fier, paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me Acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivave të riciklimit.”

Sipas Tabakut, politika e qeverisë për inceneratorët është një aferë korruptive pasi ka pasur mungesë transparence dhe llogaridhënie.

Hetimet për incineratorët vijojnë ende, ndërsa te premten përfundon dhe puna e Komisionit Hetimor Parlamentar, raporti përfundimtar i te cilit i paraqitet autoriteteve hetimore .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here