Basha nuk zë mend nga dosja belge, dekonspiron serish nje operacion te SPAK

0
199

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme, kur është shprehur se zyrtarët e SPAK janë nisur për të arrestuar një deputet të Partisë Socialiste, por makina e SPAK” siç e quajti ai, është kthyer mbrapsht.

Jashtë Kuvendit, Basha tha për gazetarët se edhe prokurorët e SPAK janë njerëz dhe janë vënë nën presion. Megjithatë, kreu i PD nuk tregoi emra por tha se selia blu kishte informacione konkrete.

“Të kthesh mbrapsht makinat që nisen për të arrestuar zyrtarët e lartë, në mes të natës, ky është problem i jashtëzakonshëm. Prandaj, thirrja që bëra ishte e qartë se kemi nevojë të jemi njerëz në radhë të parë, pastaj politikanë.

Si njerëz e kuptojmë se dhe ata të SPAK janë njerëz, prindër, bashkëshortë, dhe të gjendur në presion direkt nga Edi Rama apo të dërguarit e tij, padiskutim që janë në pozita të pabarabarta.

Janë kërcënuar drejtpërdrejt nga një qeveri e kapur në vjedhje, ndaj dhe ata duhet të kenë mbështetjen e plotë të qytetarëve. 4.2 milionë qytetarë të Shqipërisë duhet t’u japin mbështetjen prokurorëve të SPAK. Mbështetja ime nuk është thjesht si qytetar, por si kryetar i PD”, u shpreh për mediat kryedemokrati Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here