“U krye masakër te 5 Maji, nuk e kanë bërë as serbët”, Banori: Dua vizë amerikane, këtu nuk jetohet më

0
110

Në orët e para të mëngjesit të së martës, automjetet dhe punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të shoqëruar nga policia, shkuan për të vijuar operacionin e prishjes së banesave në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Ata u përballën menjëherë me rezistencën e banorëve, ku pati edhe përballje fizike mes palëve.

Një banor, pronar i një prej banesave të shembura, Gjin Nikolli, tregon për A2 CNN se jeton prej 31 vitesh në rrugën “5 Maji”, ndërsa banesën e kishte të legalizuar. “Shtëpinë e kisha njëkatëshe, 132 metra katrorë. Këtu sot është bërë një masakër. Na kanë nxjerrë në rrugë të madhe dhe nuk të japin asnjë lloj zgjidhjeje, vetëm një VKM dhe na nxorën jashtë”.

Por pse nuk e ka firmosur Nikolli kontratën e ofruar? “Ne kemi pyetur avokatët dhe ata na kanë thënë se nuk vlerë juridike. Kontrata thotë na e dhuro pronën dhe do ta marrësh në të ardhmen. Më skandalozja në kontratë thotë, do të ketë një ligj në të ardhmen. Na është ofruar bonusi i qirasë, por nuk e kam firmosur. Ku të gjej unë 132 metra katrorë me 230 mijë lekë. Le të ma gjejë shteti shtëpinë me qira me 230 mijë lekë. Ne nuk trajtohemi si njerëz. Ne nuk ndjehemi banorë të shtetit shqiptar. Unë i kam kërkuar dy gjëra Yuri Kim, të më japë vizë amerikane, pasi këtu nuk kam ku të jetoj më dhe e dyta, të vijë të bëjë një foto me ne, ashtu siç e bën me politikanët që e servirin si një arritje të madhe. Ajo që na është bërë ne, nuk ka ndodhur as në Kosovë nga Serbët”, thotë banori i “5 Majit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here