Berisha: Krim i shëmtuar, terrori i egër policor ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre!

0
129

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas skenave dramatike që vazhdojnë të ndodhin në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku banorët që po u shemben shtëpitë po përballen me forca të shumta policie.

Berisha shkroi në Fb: “Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre! Krim i shëmtuar!” Ish-Kryeministri Berisha po ashtu ka publikuar pamjet e asaj që vazhdon të ndodhë në atë zonë sot, të rrethuar nga qindra forca policore.

Berisha ka deklaruar javët e fundit se këta banorë janë në të drejtën e tyre të plotë të mbështetur nga ligji që parashikon legalizim të pronave dhe më pas, urbanizimin.

Ata përfitojnë dëmshpërblim për banesat që zotërojnë sepse janë posedues të pronës dhe i kanë paguar shtetit ndër vite të gjitha taksat dhe detyrimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here