Bardh Spahia: Më 6 mars nis epokë e re për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë

0
152

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur në një takim me qytetarët e njësisë administrative Rrethina në Shkodër.

Spahia thekson se më datë 6 mars do të nisë një epokë e re për Shkodrën, por edhe për mbarë Shqipërinë.

“Basha na ka tradhtuar neve si demokratë. Më 6 mars nis ndryshimi i madh në Shkodër e në mbarë Shqipërinë. Këto zgjedhje quhen vendore, por janë tërësisht politike, sepse ne e nisëm me primare, ku me votë të lirë anëtarët e PD zgjodhën përfaqësuesit e vet.

Ndihem thellësisht mirënjohës prej besimit nga ju, por ndjej edhe peshën e besimit që ma keni dhënë. Më 6 mars le të nisë një erë e re dhe opozitë të re, në përballjen me kundërshtarin tonë politik historik, Ramën dhe mbështetësit e tij”, deklaroi Spahia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here