Marrëveshje e kryer, Brozovic nënshkruan sot kontratën e re

0
108

Mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic, i përfundon kontrata me Interin qershorin e ardhshëm.

Barcelona tentoi të përfitonte nga situata, duke i bërë një ofertë të rëndësishme futbollistit për vitin e ardhshëm, kur të kishte mundësi të transferohej në “Camp Nou” si lojtar i lirë, por kjo përpjekje i doli huq.

Siç raporton ekskluzivisht gazetari italian, Fabrizio Romano, futbollisti 29-vjeçar do të qëndrojë tek Interi.

Marrëveshja e re pritet të zyrtarizohet gjatë orëve të ardhshme, pasi palët kanë rënë dakord për gjithçka.

Romano këmbëngul se synimi i kroatit ishte të qëndronte në Serinë A.

Marcelo Brozovic do të nënshkruajë sot kontratën e re me Interin. Marrëveshje e kryer. Marrëveshja ishte arritur verbalisht javë më parë, tani ka mbetur vetëm për t’u nënshkruar, mbetet çështje orësh. Brozovic ka dashur të qëndrojë, deklarata zyrtare pritet së shpejti”, shkruan Romano.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here